Kryefjala Logo

Rama-Basha vijojnë përplasjet në Twitter/ Lideri i Opozitës deklaron: Rama po bën zëdhënësin e Beogradit, shqiptarët po dergjen ambulancave

8 Nëntor, 2020 | 5:43 pm

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë shkëmbyer replika në distancë. Basha bën përgjegjës Ramën për situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri duke i kërkuar llogari se pse nuk e hap spitalin Covid 4.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë akuzon Bashën se ka marrë pjesë në përgatitjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë.

“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”, shkruan Rama.

Ndërsa më pas, kreu i qeverisë shkruan: “Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakës së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve të marrë në pyetje!”
2DB48D17 EB45 419C 843E 7492C2B97A16

Nga ana tjetër, kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se Rama nuk duhet të bëjë zëdhënësin e Beogradit por të mbajë përgjegjësi për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve.

“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë”, shkruan Basha.

D242C0FF 066D 4461 BED3 C3992FC76DDD

Të ngjashme