Kryefjala Logo

Qellohet me arme zjarri ne nje lokal ne Lezhe, ja si paraqitet situata

26 Dhjetor, 2020 | 11:20 am

Sulmohet me armë lokali në Lezhë. Sipas burimeve zyrtare, mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30, në fshatin Pllanë, Lezhë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gjovalin Prendi.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.

Të ngjashme