Kryefjala Logo

Protesta: Bashkia Tepelenë 900 mijë euro për Mero Bazen.Kryebashkiaku i Tepelenës firmos tenderin për ujesjellësin e resortit të gazetarit.

26 Tetor, 2023 | 11:22 am

Vjosa po thahet nga pushtetarët pavarësisht se është zonë e mbrojtur!

Banorët e Mezhgoranit kanë dalë sot në protestë kundër gazetarit Mero Baze dhe kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi.

Sipas një postimi të portalit më të madh në  Shqipëri JOQ mësohet mbi këtë ngjarje.

Banorët, sipas denoncimit në JOQ, akuzojnë Mero Bazen se do të ndërtojë në këtë zonë një resort me katër pishina e për këtë do merret uji nga lumi dhe një fshat i tërë do të mbesë pa ujë.

Ata i kanë kërkuar takim edhe Mirela Kumbaros por ajo nuk ka pranuar.

Tërmet Peçi po zbaton një tender të ujësjellësit me vlerë 900 mijë euro për të çuar ujë në resortin e Bazes.

4a42e0cd 17e5 439a 8dc9 733842e77e3e 1

Të ngjashme