Kryefjala Logo

Permbytja ne Durres. Paguaj 50 leke te kalosh rrugen

14 Tetor, 2020 | 10:32 am

Rreshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta në Durrës. Ditën e sotme është raportuar për biznes edhe banesa të përmbytura në qytet dhe zonën e ish-Kënetës.

Ndërsa rrugët kanë qenë shqetësim i madh për qytetarët që e kanë patur thuajse të pamundur të lëvizin për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Një denoncim vjen nga nënkryetari i PD-së në Durrës, Arlind Boshku, i cili ka postuar këtë video në rrjetet sociale. Ai thotë se tashmë qytetarët kanë nisur të marrin nga 50 lekë për të kaluar çdo person nga njëra anë e rrugës së përmbytur në tjetrën.

“500 lekë për të kaluar rrugën nga një trotuar në tjetrin në lagjen 18! Rilindja po e arrin qëllimin, biznese të reja po hapen në Durrësin turistik”, shkruan Boshku.
burimi: Newsbomb

Të ngjashme