Kryefjala Logo

Pergjaket Tirana ne diten e nderrimit te viteve, vritet nje moter, plagoset tjetra

31 Dhjetor, 2020 | 12:07 pm

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në kryeqytet në vigjilje të ndërrimit të viteve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, ndërsa gazetarja Dorjana Bezat, raporton për ‘BalkanWeb’, se dyshohet për një grua të vdekur dhe një tjetër të plagosur.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Astirit, në rrugën ‘Bajram Dushi’. Efektivë të komisariatit nr. 6 në kryeqytet janë nisur sakaq drejt vendit të ngjarjes për të sqauar rrethanat dhe motivin e të shtënave.

Mësohet se autori i identifikuar si Përparim Tela, shtetas maqedonas ka qëlluar me armë bashkëjetuesen e tij dhe më pas dhe motrën e saj, duke i lënë të vdekura në vend. Viktimat janë me inicialet K.B. dhe ZH.M.

lg.php.gif

Dyshohet se pas krimit, autori ka plagosur dhe veten por është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet, teksa ka ngritur postblloqe dhe pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit.

Cdo vit shume familje perjetojne dhimbje te tilla ne periudhe festash.

Krimi ne familje ose per motive te tjeea godet jo vetem familjet shqiptare por edhe neper bote.

Gjithesesi mbetet te zbulohen rrethanat e plots te ngjarjes qe coi agresorin ne vrasjen e dy femrave.

Të ngjashme