Përgjaken sërish rrugët, ndërrojnë jetë dy persona pas aksidentit tragjik

Një aksident ka ndodhur pak më parë në “Urën e Gradishtës” në Lushnjë ku për pasojë dy persona kanë ndërruar jetë.

Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet,(ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Previous article1 vdekje ne çdo 1 ore nga Covid, shifra alarmante ne vend
Next articleRamës po i ikin të gjithë, konfirmon një tjetër largim të bujshëm