Lajme nga vendi
Pas sherrit me burrin gruaja hidhet nga furgoni…
21 Tetor, 2023 | 12:54 pm
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin. Një 57-vjeçare e identifikuar me emrin Merushe Gjuzi humbi jetën pasi u vetëhodh nga furgoni me të cilin po udhëtonte në aksin Peqin-Elbasan.
Shkak janë bërë mosmarrëveshjet dhe sherret në shtëpi me bashkëshortin Mahmut Gjuzi dhe dhuna psikologjike që ky i fundit i ka shkaktuar prej kohësh 57-vjeçares.
Në gjendje të rënduar, Merushja është hedhur nga furgoni me të cilin po udhëtonte drejt Funarit bashkë me miken e saj. Ajo nuk arriti të shpëtonte pasi përplasja ishte fatale.
Policia ka arrestuar sot bashkëshortin e saj. Ndaj 68-vjeçarit, Mahmut Gjuzi, rëndojnë dy akuza “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.