Kryefjala Logo

Ngjarje e mbuluar me mister/ Vetëvritet 37-vjeçari në Tropojë, baba i tre vajzave të mitura

3 Janar, 2021 | 2:46 pm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë, ku një 37-vjeçar, Arbër Musaj është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij ku më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Musaj ishte baba i tre vajzave të mitura dhe prej disa vitesh jetonte në Gjermani, së fundi ai ishte kthyer pranë familjes për të festuar vitin e ri me familjen.

”Më datë 03.01.2021, në fshatin Selimaj, në banesë shtetasi A.M., 37 vjeç, është vetë plagosur me armë gjahu, ku gjatë transportimit në spital ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi shkurtimisht më herët Policia.

Musaj ishte i afërm i moderatorit të ABC News Alban Musa. Deri më tani nuk dihet asgjë nëse ka qenë një vetëvrasje me dashje apo aksidentale.

Të ngjashme