Kryefjala Logo

Nami në kryeqytet! Më në fund shteti shqiptar hap sytë nga Call Center-at “mashtrues” dhe merr iniciativën për shuarjen e tyre

4 Nëntor, 2021 | 11:11 am

 

Tashmë duket se ka filluar gjuetia për Call Center-at mashtrues.Një nga bizneset që është përhapur në mënyrë të frikshme gjatë këtyre viteve të fundit.

Ky lajm vjen si pasojë e hetimeve të autoriteve shqiptare dhe disa shteteve të BE-së që po ju bëhet kompanive të Call Center-ave.
Gjithashtu hetimet kanë treguar se shuma të mëdha lekësh kalonin nëpër banka të shteteve të huaja si psh: Malta , Lituania, Moldavia dhe shumë të tjerë, me distacion përfundimtar në disa banka shqiptare.

Autoritetet e shteteve të BE-së si Francë,Itali,Belgjikë me në krye Gjermanin në bashkëpunim me autoritetet tona pretendojnë që Shqipëria është një ndër shtetet më të kontaminuara nga këto lloj biznesesh të jashtëligjshme.

Tani jo më pak se 13 biznese janë nën shqyrtim të detajuar.Mund të themi që fillimi i fundit sapo ka vazhduar.

Të ngjashme