Kryefjala Logo

Me 83 emigrantë të paligjshëm në kamion,arrestohet 31-vjeçari në Korçë

10 Nëntor, 2021 | 6:43 pm

 

 

Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas i cili u kap duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit “perimetri” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Oligert Agolli, 31 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq.

Sipas bluve, 31-vjeçari është konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin kamion tip trailer, duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Të ngjashme