Kryefjala Logo

Lezhë/ Goditi mësuesen me karrige, 16-vjeçari lihet në ‘arrest shtëpie’

28 Tetor, 2023 | 12:03 pm

Në një seancë me dyer të mbyllura, Gjykata e Lezhës ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen në gjimnazin ‘Hydajet Lezha’ në Lezhë.

Ndaj tij janë ngritur dy akuza goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rënde me dashje.

Ndërkohë, mësuesja Majlinda Palushi ndodhet në spitalin e Traumës dhe sipas informacioneve ditën e sotme ajo i është nënshtruar një operacioni në klavikul, pjesën e shpatullës për shkak të dëmtimit.

Të ngjashme