Kryefjala Logo

Kryesuesit e Levizjes Socialiste per Intergim ne Korce dhe Durres te prere! Braimllari dhe Kuci: “Goditja vjen ne 25 prill!”

15 Tetor, 2020 | 2:36 pm

Kryetarja e LSI ne Durres Kontjana Kuci ka bere nje deklarate ku shpjegon problematikat e qytetit dhe pritshmerite qe duhet te kene njerezit nga Levizja Socialiste per Integrim.

Ajo ka thene se motoja e LSI eshte : “t’ia kthejmë Durrësin banorëve të tij. T’i kthejmë qytetarinë, t’i shërbejmë qytetarëve, të zgjidhim problematikat më imediate për qytetit por edhe ato afat-gjatë për zhvillimin e Durrësit, që dikur ishte taverna e Adriatikut dhe që sot për shkak të sektit të betonit dhe korrupsionit është rrënuar dhe degraduar në gjendje të mjerueshme dhe familjet e thjeshta janë në kushtet e mbijetesës.

Filozofia jonë është t’ia kthejmë Durrësin qytetarëve dhe jo më zuzarëve”

Me pas Kontjana Kuci ka folur per pritshmerite qe duhet te kene banoret e Durresit.

“Ne do mbështesim të gjitha familjet e prekura nga tërmeti, jo në mënyrë selektive sic ka bërë Bashkia dhe rilindja por të gjithë pa dallime në mënyrë të drejtë dhe të ndershme.

Do mbështesim biznesin e vogël dhe të madh, jo duke e parë si armik e duke e terrorizuar me gjoba por do jemi në krah të sipërmarrësve.

Do hapim vende te reja pune për rininë e Durresit që është e papunë dhe e pashpresë. Do mbështesim turizmin me plane konkrete zhvillimi dhe jo me klientelizma ku disa përfitojnë nga krahët e ngrohta dhe lidhjet mafioze me bashkinë dhe të tjerët mbeten në kushtet e mbijetesës.

Me mijëra vende pune janë humbur gjatë vitit 2020, mbi 51% e bizneseve kanë ulur qepenat.

Kjo gjendje e mjerueshme me autor Rilindjen do marrë fund më 25 prill, ku shuplakën më të madhe, sekti i betonit dhe korrupsionit do e marrë në Durrës”-ka perfunduar ajo.

Ne anen tjeter Kryetari i LSI ne Korce, Endrit Braimllari ka publikuar nje status, ne te cilin tregon se goditja e madhe do te vije ne 25 prill.

“Ne Korçe me te rinj energjik qe duan te kontribuojne ne vend dhe jo te largohen. Rilindja dhe Rama ka nje plan te qarte per shpopullimin e vendit.

Shkaterroi bujqesine duke suportuar shpopullimin.

Varferoi vendin dhe largoi te rinjte.

Goditjen me te madhe me 25 prill Rilindjes do t’ia japin te rinjte dhe te rejat energjik qe duan vendin dhe Shqiperine.”- ka shkruajtur ai.

Të ngjashme