Kryefjala Logo

Kercenoi familjen se do shperthente bomblen e gazit, zbardhen detaje per te riun ne Vlore

28 Dhjetor, 2020 | 5:12 pm

Një i ri është mbyllur në shtëpinë e tij në Vlorë dhe ka kërcënuar familjarët e tij, duke i terroriozuar, por është arrestuar nga policia.

I riu kërcënonte familjarët se do të shpërthejë bombolën e gazit, por kanë qenë forca të shumta policie dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që autori ka pasur në një lokal të qytetit.

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja  në Vlorë ku një 30-vjeçar u ngujua në një dyqan dhe kërcënoi se do e hidhte në erë duke plasur bombulën e gazit.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se 30-vjeçari është me probleme mendore dhe prej disa ditësh ai kurohet nga mjekët. Sot ai u mbyll në dyqan dhe i kërkoi të gjithëve të largohen.

lg.php.gif

Sipas dëshmitarëve, ai kisthe halucionacione se do e vrisnin me snajper nga pallati përballë. Pas kërcënimit me bombulë, ai kërcënoi sërish me gërshërë për t’u vetëvrarë.

FNSH ndërhyu forcërisht duke shembur derën, hedhur tymuese dhe më pas neutralizuan dhe futën ne furgon 30-vjeçarin.

 

Të ngjashme