Kryefjala Logo

Kaluan mallra kontrabande ne Qafe-Thane, arrestohet doganieri dhe nje shtetas, ja emrat

18 Dhjetor, 2020 | 2:37 pm

Policia ka sekuestruar mallra kontrabandë në doganën e Qafë-Thanës dhe në pranga kanë rënë dy persona, njëri prej të cilëve është doganier.

lg.php.gif

lg.php.gif

Të arrestuarit janë Genti Jesku 45 vjeç (drejtuesi i makinës) dhe 51 vjeçari Vladimir Bardhi, ky i fundit doganier në Doganën e Qafë Thanës. Bardhi dyshohet se lejoi kalimin e mallrave të dyshuara kontrabandë, për të cilat paguhet akcizë, duke shpërdoruar detyrën pasi s’ka kryer procedurën e zhdoganimit

lg.php.gif

“Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Njëri prej të ndaluarve, me detyrë doganier në Doganën e Qafë-Thanës, i cili dyshohet se lejoi kalimin e mallrave të dyshuara kontrabandë, për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen mallra të dyshuara kontrabandë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasit: G. J., 45 vjeç dhe V. B., 51 vjeç (me detyrë doganier në Doganën e Qafë Thanës), të dy banues në Pogradec. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga ana e shërbimeve të Policisë, në lagjen nr.1, Pogradec, në mjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. J., iu gjetën e sekuestruan sasi me materiale ndërtimi, sasi nafte dhe dy kuti me fruta, të cilat ky shtetas i ka kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, ku doganieri V. B., dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer procedurën e zhdoganimit”, thotë policia.

lg.php.gif

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Të ngjashme