Lajme nga vendi
I vranë xhaxhin në vitin 1996/ Dhunohet dhe kërcënohet Gentian Bardhoshi, policia hesht: Do të vrasim të gjithë familjen
28 Gusht, 2012 | 2:12 pm
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has ku Gentian Bardhoshi është dhunuar nga disa persona dhe e kanë kërcënuar se do vrasin atë dhe të gjithë familjen e tij.
Për shkak të lidhjeve të forta që autorët kanë me policinë, ata nuk kanë mundur që ta denoncojnë në polici dhe e kanë denoncuar në media.
Personi që e ka denoncuar këtë ngjarje është babi i të dhunuarit, Rrahman Bardhoshi.
Zanafilla e gjithë ngjarjes fillon në vitin 1996 ku Bardhoshit i kanë vrarë xhaxhin R.B, 32 vjecc në atë kohë.
Personat që kanë kryer krimin makabër janë të njohur si bandë kriminale që vepronin në Has në vitet e trazirave në Shqipëri në vitet 1990 si dhe janë me shumë pushtet dhe lidhje me qeverinë edhe në këtë kohë.
Dhunimi i të riut ka ndodhur ditën e sotme më 28 gusht 2012 në afërsi të shtëpisë së tij në Allias, Tiranë.
Ata kanë bërë apel publikisht për ndihmë nga shteti pasi ndihen të kërcënuar prej tyre familjarisht.