Kryefjala Logo

Foto/ Ja kush është 45-vjeçari që qëlloi mbi policinë dhe mbeti i plagosur

25 Dhjetor, 2020 | 2:37 pm

Policia e Elbasanit ditën e djeshme kishte marrë informacion se në banesën e 45-vjeçarit Josif Kavaja kishte një arsenal armësh dhe shkuan për të bërë një kontroll.
Por, ata janë përballur me rezistencën e tij i cili qëlloi me kallash në drejtim të tyre. Pas më shumë se 12 orësh ai nuk ka pranuar që të dorëzohet edhe pse vëllai i tij po negocionte me të.
Ai u kap mëngjesin e sotëm pas shkëmbimit të zjarrit me uniformat blu ku edhe mbeti i plagosur.
45-vjeçari më pas është dërguar në spitalin e Kirurgjisë në Elbasan ku po i nënshtrohet një operacioni për shkak të plagës që ka marrë në këmbë.
Bëhet me dije se Kavaja rezulton i dyshuar për një vrasje të ndodhur vite më parë në shtetin grek ndërsa është deportuar nga Anglia. Që prej asaj kohe ai ka shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor.
Para disa muajsh një ngjarje e njëjtë ndodhi në Elbasan ku Lefter Zhidru terrorizoi qytetin për disa orë duke qëlluar në drejtim të policisë.
Fati i Zhidrus nuk ishte i njëjtë me atë të Kavajës, pasi ky i fundit u ekzekutua nga policia.

Të ngjashme