Kryefjala Logo

Erion Veliaj, tender gjysmë milioni dollarë për të dalë më i bukur në ekran.

1 Dhjetor, 2020 | 2:45 pm

Në një kohë kur shqiptarët përballen me një krizë të thellë ekonomike, shkaktuar edhe nga pandemia Covid-19, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjen kohë për tendera luksi.

Denoncimin e bën kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ndërsa tenderi në fjalë mban datën 12 nëntor 2020.

“Plot 41.265.000 lekësh pa TVSH (~500 mijë dollarë) nga paratë e qytetarëve do të shkojnë për:

Mikrofon dual channel wireless, laptop, aparate fotografikë që filmojnë video 4K, stativ monopod, stativë tripod për aparate fotografikë si dhe lente të madhësive të ndryshme, pajisje livestreamer me 6 kamera, gimbal, blice, mikrofone mizë, dhjetëra kompjutera montazhi”, shkruan Këlliçi.

Postimi plotë i Belind Këlliçit:

Gjysmë milioni dollarë për 30 ditë! Paraja lumë për foto dhe video! Me firmën e të buzëqeshurit Erion Veliaj.

Në situatën e vështirë që po kalon vendi, ku mijëra shqiptarë përballen çdo ditë me Covid-19, Erion Veliaj ka gjetur ‘kurën’ për të shëruar të sëmurët: Video dhe foto profesionale si ato të dasmave!

Plot 41.265.000 lekësh pa TVSH (~500 mijë dollarë) nga paratë e qytetarëve do të shkojnë për:

Mikrofon dual channel wireless, laptop, aparate fotografikë që filmojnë video 4K, stativ monopod, stativë tripod për aparate fotografikë si dhe lente të madhësive të ndryshme, pajisje livestreamer me 6 kamera, gimbal, blice, mikrofone mizë, dhjetëra kompjutera montazhi, etj.

Portali mediatik ‘BoldNews’ ka siguruar edhe dokumentet shoqëruese, ku mësohet se e gjithë vlera prej 41.265.000 lekësh pa TVSH do të shpenzohet vetëm për 30 ditë.
Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është vetëm 30 ditë nga data lidhjes së kontratës.

Para që mund të përdoren për të rimbursuar qytetarët për kurimin e shtrenjtë nga Covid-19! Ndërsa në Prishtinë, me propozimin e kryetarit Shpend Ahmeti, komuna jep 50 euro për të infektuarit me koronavirus, dhe 100 për ata të prekur që janë pensionistë, Bashkia Veliaj jo vetëm që s’jep kokërr leku, por shpenzon 500 mijë dollarë për servise fotografike e pispillosje në rrjete sociale.

Erion, je mishërimi i shprehjes ‘Fshati digjet, ajo krihet’.

Të ngjashme