Lajme nga vendi
Erion Veliaj i jep Arbana Osmanit katin e parë të Piramidës,sot Qëndër e formimit digjital. Prezantuesja hap aty restorant.
17 Tetor, 2023 | 2:36 pm
Plot 14 miliardë lekë nga taksat e qytetarëve të Tiranës ka kushtuar rikonstruksioni i Piramidës. Kjo shumë e majme i është dhënë oligarkut Shkëlqim Fusha nga Erion Veliaj në shkelje totale të ligjit të Prokurimeve Publike.
“Piramida do të jetë endra më e madhe për mësimin dhe trajnimin digjital për fëmijët e së ardhmes”,-u shpreh Veliaj në përurimin e saj… por duket se pas disa muaj gjërat kanë ndryshuar.
Kryebashkiaku e ka vënë në funksion të tij hapësirën që supozohej t’u shërbente fëmijëve për të zhvilluar aktivitete mësimore e digjitale. JOQ ka zbuluar ekskluzivisht se kati i parë i piramidës do i jepet prezantueses Arbana Osmani për të hapur aty bar-restorantin e saj.
Llogaritë e fshehta të Veliajt pas çdo propagande për sy të popullit, herët e vonë bëhen publike si në këtë rast ku e ka vënë hapësirën publike në shfrytëzim të tijin personal.
Një qokë e majme kjo për Arbana Osmanin, e cila prej kohësh është vënë në rreshtin e personazheve publike, kolegë të saj që plotësojnë show-n e shtirur të Veliajt mbyll shkrimin JOQ.
Ndërkohë Arbana Osmani pak kohë më parë, ka postuar në instagramin e saj foto ku shprehet e lumtur që Piramida po rikthehet në jetë pasi aty ka shumë kujtime.
Arbana Osmani njihet për pasionin e saj per gatimin gjë që ka vendosur ta shndërrojë në biznes.