Lajme nga vendi
Edi Rama tund nga themelet drejtorin e OSSHE Adrian Çela: Nxirr leket qe ke vjedhur nga tenderat ndryshe do te kalb ne burg!
4 Tetor, 2020 | 11:20 am
Nga zera brenda grupit te ngushte te Rames, mesohet se Adrian Çela nje nga njerezit me te perfolur te Rilindjes per perfitime personale nga sherbimi ndaj Vangjush Dakos dhe prej disa vitesh ne krye te “lopes se majme” OSSHE, eshte perballur me inatin e kryeministrit Rama, pasi ka bere rezistence per financimin e zgjedhjeve 2021 me parate e fituara nga tenderat e institucionit ku punon.
Duke qene ne lufte te perhereshme me Vangjush Dakon se kush pasurohet me shume, Adrian ose siç therritet rendom Ad Çela ka menduar qe parate e fituara nga tenderat ti transferoje ne bankat e parajsave fiskale, per ti shijuar i qete me mendimin qe fushata ne Durres te behet me leket e Vangjush Dakos, por ky i fundit influent tek Rama e ka njoftuar kryeministrin per kete loje te atij qe dikur e kishte nenkryetar te bashkise ne Durres.
Edi Rama i nxehur nga kjo situate e ka kritikuar ashper Ad Çelen duke i kujtuar leket qe ka perfituar ne menyre korruptive nga tenderat duke e kercenuar se ato leke do ti nxjerre per Partine Socialiste ne kete fushate me te mire ose me te keq.
Madje per ti treguar se ka informacione te sigurta per shumat e perfituara i ka kujtuar se ai si drejtues i OSSHE-se ka marre ryshfet 25% nga miliona euro te shperndara per tendera te ndryshem. Ne Durres fushata politike pritet e nxehte, zerat afer drejtuesve te larte ne kete zone flasin per nderhyrje te “te forteve” te zones nese Ad Çela nuk nxjerr leket qe duhen per fushaten e zgjedhjeve te pergjitheshme te 25 prillit.