Kryefjala Logo

Dy të rinjtë shqiptarë fitojnë konkursin e NASA: “Kemi punuar deri në 20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit”

28 Tetor, 2023 | 11:11 am

Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bayramoglu janë dy studentët nga Gostivari kanë krijuar një hartë për të marrë informacione të drejtëpërdrejta përmes satelitit dhe tokës. Si pasojë, ata kanë fituar dhe konkursin e NASA.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, djemtë kanë folur për hartën e krijuar, duke zbuluar se ajo identifikon zjarrin për 15 sekonda.

Unë jam në vitin e dytë dhe studiojë inxhinieri softuerike në Shkup. Po ashtu me shokun tim Onur Bayramoglu morëm pjesë në garën që ishte organizuar nga ana e NASA dhe arritëm të marim vendin e parë.

Ne kemi krijuar një hartë, për zjarrëfikëset dhe po ashtu njerëzit që ndodhen në zonën ku mund të ketë dëme. Ne marrim të dhënat drejtpërdrejt prej satelitetit të NASA dhe i identifikojmë se ku është kordinata e zjarrit dhe pastaj me Inteligjencë Artificiale bëjmë karrikulimet se ku mund të përhapet ai zjarr, çfarë dëmesh të tilla mund të bëj ai zjarri etj.

Besoj për Maqedoninë ka qene një ide origjinale dhe po ashtu anembanë botës nuk kemi pasur një aplikacion të tillë.

Po ashtu ka aplikacione të tjera ku kemi kordinacione të tjera të zjarreve të ndryshme, por nuk janë të drejtpërdrejta ose nuk janë të karikuluara nga ana e Inteligjencës Artificiale. Për momentin në 10 deri në 15 sekonda, unë mund të dalloj që ka një zjarr.

Aplikacioni na ka marrë 3-4 ditë, kemi punuar 15-20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit”,

Të ngjashme