Lajme nga vendi
Delegacionet e BE-se ne Shqiperi per protesten e Klodianit: Mos cenoni median!
14 Dhjetor, 2020 | 7:48 pm
Delegacioni i BE-së ka reaguar në lidhje me situatën e gazetarëve në Shqipëri, pas protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha.
Në njoftimin e delegacionit të BE-së thuhet se duhet që të ketë zero tolerancë për çdo kanosje që i bëhet medias dhe njerëzve të medias.
Po ashtu, në njoftim theksohet se gazetarët duhet që të kenë akses në mënyrë të plotë në informacione.
Njoftimi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri:
BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias.
Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin.