Kryefjala Logo

“Çoji paratë atje”/ Denoncimi: Erion Veliaj dhe Lirim Fezollari mesazhe inkriminuese

27 Tetor, 2023 | 8:35 pm

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka një rol të dorës së parë në privatizimin e aksioneve të shoqërisë publike “Buka” dhe tjetërsimin e truallit mijëra metra katrorë në favor të biznesmenit Lirim Fezollari.

Siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”, Veliaj i ka dhënë Fezollarit leje për ndërtimin e një qendre tregtare në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ndërkohë që çështja e pronësisë së truallit ishte objekt shqyrtimi në gjykatat shqiptare. Kryebashkiaku i Tiranës nuk ka pritur vendimin përfundimtar të formës së prerë. Por, ka miratuar lejen pavarësisht se trashëgimtarët e familjes Myderizi kishin fituar të drejtën e pronësisë mbi trojet e ish-ndërmarrjes publike, “Buka” sha.

Lidhur me hetimin, deri më tani janë ngritur akuza penale vetëm ndaj ndaj ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, i cili është në kërkim ndërkombëtar edhe për një procedim penal të nisur si pjesë e “dosjes së Inceneratorëve”.

Për  dosjen “Buka” foli këtë të premte kreu i PD-së Sali Berisha, i cili hodhi akuza se ekzistojnë mesazhe që Erion Veliaj ka shkëmbyer me Lirim Fezollarin, që inkriminojnë kryetarin e Bashkisë Tiranë.

“… në aktpadinë e dytë kundër Arben Ahmetajt, për fabrikën e miellit, çfarë po ndodh? Në kontrollin që i është bërë korrespondencës së pronarit të ri të fabrikës së bukës, i janë gjetur një seri mesazhesh që Erion Veliaj i dërgon këtij zotërisë duke i thënë që :”këto para dërgoji në filan vend, këto të tjerat dërgoji në X vend”, tha Berisha në një konferencë për mediat .

Të ngjashme