Lajme nga vendi
Brisida Shehaj per Erion Veliaj: Sapo u ul mbi lavatrice flet me shume 0
27 Dhjetor, 2020 | 8:07 pm
Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj ka reaguar me anë të një postimi për projektbuxhetin e Bashkisë Tiranë.
“Asnjë vizion në buxhet, asnjë analizë sesi investimet kanë prodhuar vlerë të shtuar.Për çdo të ardhur nga taksat ka rritje jo se është shtuar numri i bizneseve, aktiviteti a shërbimet, por sepse janë rritur taksat nga Lali në botën e lavatriçeve.” shkruan Shehaj
Reagimi i plotë i Shehaj:
BASHKIA TIRANE SI LAVATRICE
Pasi na përkundi me përrallat për buxhetin e vitit e 2021 qeveria, një tjetër trullosje me fabula Lizash në qytetin e çudirave po rezevon buxheti i lalit.
Këtu nuk është kursyer fantazia, magjirat me dollarë, që dalin nga moskundi, me anti Robin Hood-ër që ua marrin rë varfërve për t’ja dhuruar të pasurve.
Ja më konkretisht: 50 ml usd vetëm nga taksa e ndërtimit.
Asnjë vizion në buxhet, asnjë analizë sesi investimet kanë prodhuar vlerë të shtuar.Për çdo të ardhur nga taksat ka rritje jo se është shtuar numri i bizneseve, aktiviteti a shërbimet, por sepse janë rritur taksat nga Lali në botën e lavatriçeve.
Arroganca vazhdon, ata vetë vendosin e vetë votojnë në përrallat që i tregojnë popullit, kurse këtij të fundit i mbetet veç te paguajë dhe…ku i dihet, të detyrohet të blejë shtëpi në ndërtimet që nuk i ndali as pandemia. Për Super Lalin qyteti jeton me beton, sa kohë lavatriçja është modeli i vetëm ekonomik që njeh.
Si tha sa u ul në karrige?
0 ndërtime!
Sapo u ul mbi lavatriçe flet me shumë zero, por pas 1shit.
Si donte të ndalte ndërtimin?
Rriti taksën e ndërtimit.
Sapo mësoi si ndizej lavatriçja, shqiptarët thjesht po i detyron të paguajnë 105 € më shumë për çdo m2.
Si tha ende i freskët në karrigen e Bashkisë?
Do rritet ca çmimi i ujit se do bëjmë investime t’ju rrjedhë në rubineta, por ndërsa ai i gëzohet lavatriçes shqiptarët ende blejnë ujin në dyqane.
Ka dhe më sa kohë Lali lavatriçes i rri mbi kokë të mos ndalet një çast, se përndryshe s’ka përralla me qerosë e Liza, që i bëjnë derman për ta zënë gjumi top. Për sot po i kujtojmë se fabulat skadojnë në 25 prill, deri atëherë bën mirë të hyjë edhe vetë në lavatriçe të lajë mëkatet.
Burimi: Ora news