Kryefjala Logo

Bangladeshasit me kontrata pune fiktive në Shqipëri, e përdorin si tranzit

8 Shtator, 2021 | 11:34 am

U evidentua muajt e fundit nëpër rrugët e Tiranës, një numër i shtuar emigrantësh nga Bangladeshi që vinin për të punuar në vendin tonë. Që nga deklaratat e Ramës i cili u shpreh se do të marrim punëtor nga ky vend, Shqipëria u bë “parajsa” e tranzitit pasi hoqi vizat me shumë vende aziatike në një kohë kur Europa i kishte mbyllur prej pandemisë.

Tek autoriteti kufitar, janë dërguar me mijra kërkesa për lejeqëndrim të bangladeshasve, kërkesat janë dërguar nga bizneset shqiptare të ndertimit e turizmit. Shumica e aplikimeve kanë qenë kontrata pune si punëtor ndërtimi apo mirëmbajtje e kuzhinier nëpër hotele.

 

Gjatë kontrolleve të kryera nga policia nëpër këto biznese ku kishin deklaruar se punësonin qytetat nga Bangladeshi, është vënë re që një shumice e tyre nuk kanë punuar asnjë ditë aktualisht në këto vende pune. Kontrata e punës ka qenë një metodë e përdorur për të marrë lejeqëndrim dhe për të kaluar kufirin më shpejt në Aeroportin e Rinasi, duket e përdorur Shqipërinë si një vend tranzit.

 

Të njejtën metodë ndjekin dhe Shqiptarët por me fatura hoteli fiktive në vendet e BE, kur duan të kalojnë në Angli apo kur duan ti shmangen masave anti-covid.

h 56303685 1280x816 1

Të ngjashme