Kryefjala Logo

Arrestohet efektivi policisë për favorizimin e kultivimit të lëndëve narkotike

19 Nëntor, 2021 | 10:07 pm

Një efektiv policie në Gramsh është arrestuar, pasi akuzohet se ka lejuar kultivimin e lëndëve narkotike.

SHÇBA njofton se, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan u bë ekzekutimi ivendimit të gjykatës, për masën Arrest në burg”, ndaj Inspektor T. R., 52 vjeç, me detyrë N/Specialist për policimin në komunitet në Komisariatin e Policisë Gramsh.

Njoftimi i plotë:

Gramsh – Sot më datë 19.11.2021, nga ana e Drejtorisë Rajonale SHÇBA Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të Procedimit Penal nr. 978, viti 2021, ndjekur me metoda special të hetimit, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal datë 16.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka vendosur të caktojë masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndaj:

– Inspektor T. R., 52 vjeç, me detyrë N/Specialist për policimin në komunitet në Komisariatin e Policisë Gramsh.

Nga kryerja e veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se punonjësi i policisë T. R., në shpërdorim të detyrës ka favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën që ai mbulon, pasi në fshatin Kuturqare, Njësia Administrative Sult, Bashkia Gramsh, më datë 15.07.2021 janë konstatuar të mbjella një sasi fidanësh dhe bimësh narkotike të dyshuara Canabis Satiiva, të përmasave të ndryshme.

Materialet hetimore i kaluan Prorurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Të ngjashme