Lajme nga vendi
Arrestohet autori i vrasjes te dy motrave ne Tirane
31 Dhjetor, 2020 | 1:42 pm
Tronditet kryeqyteti. Vriten me automatik dy motra në zonën e “Astirit”. Mësohet se autori i identifikuar si Përparim Ademi, shtetas maqedonas ka qëlluar me armë bashkëjetuesen e tij dhe më pas dhe motrën e saj, duke i lënë të vdekura në vend. Viktimat janë me inicialet K.B. dhe ZH.M.
Dyshohet se pas krimit, autori ka plagosur dhe veten por është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet, teksa ka ngritur postblloqe dhe pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit.
Arrestohet pak pas ngjarjes së rëndë autori i krimit të dyfishtë në Tiranë.
59-vjecari Përparim Ademi, u arrestua nga efektivët e policisë, pak orë pasi vrau në banesë dy motrat, Kristina Bardhi e Zhaneta Metani
Ky është Përparim Ademi (Tela), 59-vjeçari që paraditen e sotme, rreth orës 10:20 qëlloi me automatik bashkëjetuesen e tij Kristina Bardhi dhe motrën e saj Zhaneta Metani.
Ai është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas krimit, ndërkohë që dyshohet se është i plagosur.
Krimi i dyfishtë që tronditi kryeqytetin në vigjilje të ndërrimit të viteve, dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit mes dy bashkëjetuesve pikërisht për vazhdimin e marrëdhënies së tyre.
Ballkanweb