Lajme
Edukatorja tmerron fëmijët në kopësht duke i dhunuar: “do ta këpus kokën, do tju pres duart…”
15 Shtator, 2021 | 11:58 am
Edukatorja tmerron fëmijët në kopësht: “do ta këpus kokën, do tju pres duart…”
Një edukatore 59-vjeçare është bërë pjesë protagoniste në një ngjarje të rëndë që u bë skandal në Monza të Italisë. 17 fëmijë nga mosha 3 deri në 7 vjec, përfshirë dhe një fëmijë me aftësi të kufizuara janë dhunuar fizikisht dhe verbalisht nga edukatorja e tyre në kopësht.
Pas denoncimeve të prindërve të fëmijëve se këta të fundit dhunoheshin, Policia Italiane ka vendosur kamera në ambientetet e brëndshme të kopshtit duke kapur momentet e dhunimit dhe më pas duke I përdorur si prova materiale.
Në video kapet momenti ku 59-vjeçara godet fëmijet duke i kapur nga veshët teksa i kërcënonte “do ta këpus kokën, do tju pres duart”.