Bashkimi Evropian miraton pajisjen me “Kartën Blu” të punëtorëve të kualifkuar jashtë unionit

1 vit më parë

Bashkimi Evropian ka marrë një vendim lidhur me prurjet e punëtorëve të kualifkuar nga vende jasht BE duke miratuar atë që quhet “Karta Blu”. Këshilli i BE-së miratoi sot direktivën që përcakton kushtet e hyrjes dhe qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta me kualifikim të lartë, të cilët vijnë për të jetuar dhe punuar në territorin e Bashkimit.

Sistemi synon të tërheqë dhe mbajë punëtorë shumë të kualifikuar, veçanërisht në sektorët që përballen me mungesa të aftësive.

“Karta blu do të konsolidojë pozicionin e BE-së si një destinacion kryesor global për punëtorët me aftësi të larta”, shpjegoi ministri i Brendshëm slloven, Ales Hojs.

Ligji i miratuar do të hyjë në fuqi 20 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shtetet anëtare do të kenë pastaj dy vjet kohë për ta respektuar këtë direktivë.

Të ngjashme