Lajme
Bashkia e Tiranës bllokon rrugët ditën e nesërme, ja segmenetet ku do të ndalohet qarkullimi
21 Shtator, 2021 | 5:30 pm
Trafiku në Tiranë prej vitesh është kthyer një faktor stresues në jetën e kryeqytetasve. Kantieret e ndërtimit, hapja e rrugëve të bicikletave dhe ndryshmiet e shpeshta që pësojnë akset e ndryshme kanë bërë të pamundur lëvizjen lirshëm me automjet.
Prej disa kohësh munges Bashkia e Tiranës, do të realizoj “Ditën pa Makina”, ku do të bllokojë disa rrugë nëpër Tiranë duke mundësuar që bickletat të promovohen si një mjet më ekologjik për transport.
Bashkia e Tiranës nxit qytetarët që t’i lënë mjetet e tyre në shtëpi dhe t’i bashkohen aktiviteteve të “Ditës pa Makina” si këmbësorë, së bashku me familjen e tyre.
Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në date 22 shtator nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:
- Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
- Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”
2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.
3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:
- Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
- Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”
4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë 6 vitet e fundit një sërë nismash të cilat synojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë.