Arrestohen një 29 vjecare dhe një 38 vjecare. Ushtronin prostitucion në “Urën e Dajlanit”

1 vit më parë

Policia e  Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e 2 shtetasve të cilat ushtronin aktin e paligjshëm të prostiucionit në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit”. Kjo zonë njihet ndër vite si vatër prostitucioni teksa denoncimet nuk kanë munguar në media.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë 2 shtetase 29 e 38 vjeçe për veprën penale “Prostitucioni”, pasi janë kapur në lagjen Nr.14 tek “Ura e Dajlanit” duke ushtruar prostitucion.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme