Aktualitet
Tragjike:Gjenden të pajetë në shtëpi biznesmeni dhe gruaja e tij!
26 Dhjetor, 2023 | 11:20 am
Një çift bashkëshortësh u shuan këto Krishtlindje në Bjeshkët e Junikut në Kosovë. Biznesmeni Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku-Tofajt, u gjetën të dy të pajetë në një shtëpizë, ku me gjasë kishin shkuar për të festuar. Trupat e tyre u zbuluan rreth orës 11:30 të paradites dhe shkaqet e vdekjes nuk janë ende të qarta. Në një reagim, një zëdhënës i policisë së Pejës tha se dyshimet e para janë që bashkëshortët kanë humbur jetën si pasojë e energjisë elektrike, por pa dhënë më shumë detaje.
“Sot rreth orës 11:30, stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut dy persona kanë vdekur. Njësitet kompetente menjëherë janë nisur në atë drejtim bashkë me mjekun kujdestar. Me të arritur kanë hasur në dy viktima. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se shkaktar ka qenë rryma, nuk ka të bëjë me bombol gazi. Viktimat dyshohet se janë asfiksuar”, tha në një reagim paraprak për mediat vendase, zëdhënësi Fadil Gashi për ngjarjen e rëndë.