Kryefjala Logo

Kujdes:Rumania shpall epideminë e fruthit!

7 Dhjetor, 2023 | 8:45 am

Ministria e Shëndetësisë në Rumani ka shpallur epidemi të fruthit në nivel kombëtar pas rritjes alarmante të rasteve në të gjithë vendin.

“Ministria shpall një epidemi kombëtare për të lehtësuar vaksinimin e fëmijëve mes 9 dhe 11 muajsh dhe të fëmijëve më të rritur që nuk janë vaksinuar ende”, u tha në një deklaratë të ministrisë rumune të Shëndetësisë.

Në deklaratë u tha se ishin afërsisht 2.000 raste të fëmijëve të prekur nga fruthi, në 29 nga 41 qarqe të Rumanisë.

Rumania kohët e fundit është përballur me një ulje të numrit të fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit, e ndërkohë përmes mediave sociale është ngritur një fushatë për të nxitur vaksinimin.

Të ngjashme