Kryefjala Logo

Garat me makina ju marrin jetën tre të rinjve në Kosovë

17 Dhjetor, 2023 | 11:55 am

Kosova është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë. Tre të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik në afërsi të Prizrenit. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku të rinjtë po ndiqnin një garë me makina.

Sipas mediave të Kosovës, njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën. Viktimat e këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeç.

Mësohet se shoferi që ka përplasur kalimtarët është Arlind Syla, familjar i Lordit. Dy nga viktimat Lordi dhe Molosi ishin edhe futbollistë. Ish-klubi i tyre, ”KF Gjakova” ka reaguar përmes një postimi në Facebook, të cilët kanë shprehur ngushëllime e tyre familjarëve të viktimave.
“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi”

Të ngjashme