Kryefjala Logo

E rëndë ne Greqi:50-vjeçari vret veten para fëmijëve pas sherrit me ish-gruan

19 Dhjetor, 2023 | 9:14 am

Një shqiptar banues në Greqi i ka dhënë fund jetës me pushkë pas një sherri me ish-gruan në sy të fëmijëve.

Mësohet se shqiptari, me armë në dorë, ka shkuar në një arë ku punonin bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tyre së bashku me punëtorë të tjerë.

Pas një debati të ashpër me ish-bashkëshorten në fermë, dyshohet se ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas, teksa fëmijët e tij kanë tentuar ta qetësojnë, ka qëlluar veten duke i dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të mesditës së djeshme në Kalo Nero, zonën ku ish-çifti banonin.

Të ngjashme