Lajme
Afërdita Sukaj, shqiptarja e parë e zgjedhur deputete në Gjermani: “Kandidatura ime ka ndikuar shumë si mobilim i shqiptarëve”
27 Shtator, 2021 | 2:29 pm
Afërdita Sukaj sapo është zgjedhur deputetja e parë shqiptarë në Landin e Berlinit të Gjermanisë duke treguar se në këtë rrugëtim politik ka pasur dhe përkrahjen e shqiptarëve që jetojnë në Gjermani.
“Kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe kanë besuar se do të fitoj. Kandidatura ime ka ndikuar shumë si mobilim i shqiptarëve, jo vetëm të shkojnë të votojnë por edhe të interesohen për politikën”, është shprehur ajo.
Ajo tregon se Partia e Gjelbër ku ajo bën pjesë ka marrë rezultate të mira në zgjedhje.
“Po patjetër do jem në parlament. Unë do të përfaqësoj në landin e Berlinit zonën ku jam zgjedhur”, thotë Sukaj.