Kryefjala Logo

Një çift i ri në “Big Brother VIP”? Çfarë po ndodh mes Sarës dhe konkurentit të ri?

6 Nëntor, 2021 | 8:05 pm

Pajtimi, 30 vjeç e shprehu që në klipin prezantues pëlqimin për Sarën, që tha se dilte shumë bukur në foto, e aq të bukur me siguri kishte edhe zemrën

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=288&loc=https%3A%2F%2Fnews 31Që natën e parë, ai flirtoi hapur me të, dhe shfrytëzoi çdo mundësi për t’i qëndruar afër. Teksa qëndronin në kuzhinë, ai i tha se po e shijonte kohën me blogeren. “Më pëlqeu më shumë te rrija me ty”, i tha Pajtimi Sarës, që thjesht buzëqeshi dhe e falënderoi. Më pas, kur banorët u shtrinë për të fjetur ai filloi të kujdesej për të, madje nuk ngurroi as t’i kapte dorën.

Po ashtu, Dj Pm ka vendosur që mëngjesin e sotëm ta zgjojë Sarën nga gjumi me një puthje dhe përqafim.Teksa kanë zgjuar me radhë të gjithë banorët, ai është vendosur pranë krevatit të blogeres, ku dhe ka insistuar që ajo të zgjohet.

Kjo iu ka rënë në sy edhe banorëvë të tjerë, madje Sabiani nuk e kurse batutën e famshme “Plasën çokollatat këtej”. Nuk dihet si do të vijojë raporti mes dyshes, por presim të ndodhë diçka, dhe pse jo do të ishte shumë interesante të shihnim një çift të vërtetë në shtëpi, pas marrëdhënies së komplikuar të Fifit e Granitit.

Të ngjashme