Kryefjala Logo

Zbuloni nëse është’i duhuri’ nga shenja e horoskopit

13 Janar, 2022 | 2:38 pm

Dashi

Dashi nuk i shfaq lehtësisht ndjenjat dhe për këtë arsye nëse i shihni në një humor të çuditshëm është mirë t’i pyesni se si ndihen, derisa t’ju thonë. Kur të vijë koha për të hedhur hapin e radhës, duhet të dini se Dashi bëhet një familjar shumë i mirë.

Dem

Edhe pse janë gjithmonë shumë kokëfortë deri në atë pikë sa të bezdisin, bëhen baballarë të mirë dhe ia vlen ta kapërceni këtë element negativ të karakterit të tyre sepse kanë shumë të mira të tjera për t’ju ofruar.

Binjak

Binjakët janë shumë socialë, por mërziten shumë lehtë. Kjo do të thotë se do t’ju duhet të gjeni mënyra të ndryshme për të mbajtur të pazbehur interesin e tyre.

Gaforre

Gaforret janë të turpshme por edhe shumë ambicioze. Nëse mendoni se po i shmangen martesës, mund ta bëjnë këtë sepse nuk ndihen ende të gatshëm financiarisht. Është shumë e rëndësishme që ata të jenë në gjendje t’i sigurojnë familjes gjithçka që u nevojitet.

Luan

Burri Luan e sheh jetën si një festë të madhe. Kudo që të shkoni me të, dijeni se do të kaloni momente të mrekullueshme.

Virgjëreshë

Nuk do ta ketë të lehtë të shprehë ndjenjat e tij. Ai mund t’ju shkruajë lehtësisht një letër shumë prekëse, por kur të jeni afër do ta ketë të vështirë të shprehë se si ndihet. Sikleti i tij nuk duhet interpretuar si mungesë emocionesh.

Peshore

Peshorja do të tregojë që në fillim se si ndihet përderisa ndjen se ju jeni njeriu ideal për të. Edhe nëse ai është i ftohtë me të gjithë të tjerët, do të jetë shumë i butë me ju.

Akrep

Akrepi e ka shumë të vështirë të krijojë marrëdhënie të qëndrueshme. Megjithatë me personin e duhur ai do ta bëjë këtë hap për sa kohë ndjen se është diçka që do t’i ndryshojë jetën nga A-ja te Zh-ja.

Shigjetar

Shigjetari do ta ketë shumë të vështirë të lidhet sepse e do shumë lirinë. Megjithatë, sapo të hedhë hapin e parë të bashkëjetesës, pas kësaj gjithçka do të hyjë në një orbitë të qëndrueshme.

Bricjap

Bricjapi punon shumë sepse i pëlqen dhe e shijon. Mund t’ju mungojë shumë gjatë ditës, por në krah të tij nuk do t’ju mungojë kurrë asgjë.

Ujor

Ujori është një burrë që e pëlqen familjen dhe nuk do të marrë lehtësisht vendimin për divorc edhe nëse ka probleme.

Peshk

Peshku gjithashtu i jep mbështetje të madhe familjes dhe gjithmonë dëshiron të mbështesë fëmijët.

Të ngjashme