Kryefjala Logo

Të gjitha sekretet që fsheh një lidhje dashurie

24 Dhjetor, 2021 | 11:41 am

Ngjashmëria

Harrojeni shprehjen që thotë se të kundërtat tërhiqen.

Kjo mund të ndodhë për 5 minutat e para të një njohje deri në momentin që e gjeni veten në një debat me personin që jeni pranë.

Një lidhje e mirë nuk mund të ndodhë kurrë në rast se nuk do të ketë mes njerëzve shumë të përbashkëta.

Sipas shumë studiuesve, ne jemi të destinuar që të kërkojmë dhe të ndihemi mirë mes njerëzve, me të cilët kemi ngjashmëri, pra kemi  të njëjtat interesa. Pra jo të kundërtat, por të ngjashmet tërhiqen me njëra-tjetrën.

Vulnerabiliteti

Nëse do të themi “Më vjen keq” për një shkelje këmbe, për një mungesë kujtese apo gjëra të vogla të tjera na afron më shumë me të tjerët përreth. Njerëzit, duke qenë se janë të ndërgjegjshëm që janë qenie me gabime, duan të kenë të bëjnë me qenie të tilla dhe jo me ata që mund të hiqen si perfektë. Dhe kur kaloni barrierën e parë të intimitetit me dikë që pëlqeni është shumë më e thjeshtë rruga që të çon drejt një lidhjeje më të thellë me personin tjetër. Ka një linjë ndarëse të qartë mes të shfaqurit të pëlqimit ndaj një tjetri përmes metodave të buta e njerëzore dhe të shfaqurit të kësaj ndjenje në mënyrë prepotente e shumë të hapur. Vulnerabiliteti të bën edhe që t’i besosh personit tjetër.

Të ngjashme