Kryefjala Logo

Tani e dimë pse baballarët nuk e dëgjojnë të qarën e fëmijës natën

22 Shtator, 2021 | 11:47 am

Shpeshherë nënat e reja habiten se si baballarët, partnerët e tyre nuk i dëgjojnë të qarat e fëmijës natës. Mund të mendojnë se kjo është një shaka ose ndonjë lënie përgjegjësie për femrën, por e vërteta qëndron komplet ndryshe. Kjo ndodh sepse e qara e fëmijës nuk regjistrohet tek babai. Sipas një studimi gjerman, të realizuar nga Qendra e Mjekësisë Molekulare Max Delbruck të Berlinit, veshit i mashkullit dhe femrës nuk funksionojnë njëlloj gjatë gjumit. Femra e ka më të zhvilluar se mashkulli shqisën e dëgjimit dhe të prekjes, për këtë arsye ajo është shumë më e ndjeshme ndaj zhurmave akute me frekuencë të lartë. Frekuenca e të qarës të një prosalinduri llogaritet në nivelet e frekuencave 1.000 dhe 4.000 Hertz, dhe si e tilë që mund të ndihet dhe perceptohet vetëm nga ndjeshmëria e lartë e veshit të femrës. Dëgjimi është një ndër shqisat më jetike për njeriun, e vetmja që funksionon 24 orë në 24. Tek burrat shqisa e dëgjimit shërben për ta mbrojtur atë nga agresionet e jashtme dhe e bën më të ndjeshëm ndaj zhurmave me frekuencë të ulët, siç është p.sh hyrja e një të panjohuri në shtëpi.

Sipas studimit të mësipërm u konfirmua po ashtu se dëgjimi nuk është i vetmi ndryshim midis nënës dhe babait. Ata të dy kanë të ndryshme edhe nuhatjen.
Një fëmijë i sporsalindur do të qetësohet vetëm në krahët e nënës dhe jo të babait, edhe nëse ai do të jetë duke e mbajtur atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo ndodh sepse fëmija nuhat erën e babait, e cila për të nuk është era “e duhur”

Të ngjashme