Kryefjala Logo

Si ta bëni pëlqimin tuaj për vete në pak ditë:

9 Janar, 2022 | 2:11 pm

Sipas ‘Bright Side’, nëse kërkoni të godisni në shenjë, atëherë duhet të lexoni këtë listë me disa fakte psikologjike që mund të bëjë dikë t’ju pëlqejë shumë më shpejt nga çfarë prisnit

1-Fokusohuni vetëm tek ata
Fokusohuni tek nevojat e atij personi, besimet, nevojat, dëshirat apo perceptimi i tyre për jetën. Harroni për një moment nevojat tuaja dhe tregoni interes tek partneri.

2-Imitoni
Kjo ka të bëje me imitimin e gjesteve, mimikave të fyturës apo lëvizjeve të trupit. Kjo metodë quhet ‘pasqyrimi’ dhe funksionon në të gjitha rastet.

3-Tregojini se e pëlqeni
Nëse i tregoni dikujt se e pëlqeni, atëherë keni gjasa të merrni mbrapsht të njëjtën ndjenjë. Kjo ndodh sepse njerëzit ndjejnë mbështetje dhe ngrohtësi nga partneri i tyre, si dhe ndihen të vlerësuar.

4-Ndani një sekret
Kur ndani një sekret me një person, kjo do të thotë se ato ndihen më afër me ju. Në këtë mënyrë ato krijojnë besim dhe janë gati të ndajnë sekretet e tyre me ty.

Të ngjashme