Si është puna e rastësisë?Përse e takon dikë kur nuk e pret

“Ju do të ndeshni në dikë, atëherë kur kërkoni më pak”.

Pra, pse njerëzit thonë kështu? Sipas ekspertëve të çifteve dhe marrëdhënieve, fakti është se është e vërtetë.

“Nëse përqendrohesh aq shumë në idenë e takimit me dikë, stresi duket një kilometër larg”, thotë Kelli Fisher, trajnere e jetës dhe marrëdhënieve.”Kur nuk është një obsesion dhe ju shijoni momentin pa paragjykime, gjërat mund të evoluojnë në mënyrë spontane”.

Në vend që të kërkoni në mënyrë aktive një partner, ja se ku duhet të përqendroheni, sipas ekspertëve.

1. Kushtojuni hobeve dhe interesave tuaja

“Dedikojuni atyre aktiviteteve që ju bëjnë të lumtur ose të gëzojnë, si hobe, marrëdhënie me miqtë, familjen, udhëtime ose një afrim me besimin. Kur të ndiheni më të suksesshëm, atëherë do ta “shkundni” ligjin e tërheqjes, sepse njerëzit do të shohin tek ju gëzimin e jetës dhe do ta duan për vete”, thotë Fisher.

2.Mendoni për atë që doni nga një marrëdhënie

Bërja e një pushimi, nga kërkimi aktiv i një partneri gjithashtu ju jep mundësinë të zbuloni se çfarë doni nga marrëdhënia e ardhshme, shpjegon Tana Gilmore, trajnere i jetës dhe marrëdhënieve, si dhe partnere e Fisherit. “Ju mund të zgjidhni problemet dhe vështirësitë që keni hasur në të kaluarën për shkak të zgjedhjeve të gabuara dhe si rezultat, ju mund të tërhiqni llojin e miqve që ju nevojiten dhe që meritoni”.

3.Shikoni përreth

“Në disa raste [gratë që kam intervistuara] kuptuan se kishte një sintoni mes tyre dhe një shoku apo kolegu i cili nuk ishte romantik në fillim, por që i bënte ato të lumtura”, thotë Syrtash. “Në raste të tjera, disa prej këtyre njerëzve kanë qenë në gjendje të gjejnë dashuri kur i kanë ikur presionit për të gjetur ‘partnerin ideal’. Ishin më të pranishëm në veten e tyre dhe fakti që nuk mendonin për këtë, i shtyu shumë prej tyre drejt gjetjes së marrëdhënieve spontane me njerëzit e tjerë”.

Previous articleRomantikë,të pavendosur apo të zjarrtë.Zbuloni çfarë jeni në shtrat në bazë të ngjyrës.
Next articleLeximi i mëndjes?Një superfuqi që e kemi të gjithë!