Kryefjala Logo

Sekretet që fsheh dita dhe nata për të qënë..?

20 Nëntor, 2021 | 1:13 pm

•Sekretet e ditës

Gjithçka varet nga mënyra se si zgjoheni. Nëse dita juaj nis në mënyrë të këndshme, do të jeni e mbushur me energji dhe kështu lëkura juaj do të ketë një pamje më të bukur dhe të tonifikuar.

1. Një zgjim i qetë

Vendosi dy alarme zgjimi me një distancë kohore 10 minuta nga njëra-tjetra. Kjo është koha që i duhet trupit për të kaluar butësisht nga gjendja e gjumit në zgjim.

2. Bëni pak gjimnastikë

Ngrihuni nga shtrati ngadalë dhe pa u sforcuar. Kur të jeni ngritur në këmbë hapni krahët duke i larguar ato sa më shumë të jetë e mundur.

3.Përdorni kremrat

Pas dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike.

•Sekretet e mbrëmjes

1. Banjë çlodhëse

Pas ditës së gjatë të punës është shumë e nevojshme të bëni një banjë çlodhëse, shumë e rëndësishme për të gjithë trupin.

2.Masazh për kokën

Pasi të keni larë dhe shpëlarë mirë kokën masazhoni rrënjët e flokëve duke kruar lëkurën e kokës me shumë delikatesë. Më pas, tërhiqini flokët lehtë dhe pas pak nisni sërish masazhin.

3.Një çaj qetësues

Para se të shtriheni këshillohet të pini një çaj të ngrohtë më bazë bimësh. Pasi çaji të jetë gati hidhni një lugë mjaltë dhe lëreni të ëmbëlsohet për pesë minuta, më pas është gati për t’u pirë.

Të ngjashme