“Sa më hahej diçka e ëmbël”Fraza pas çdo vakti ka një shpjegim shkencor

Ka disa persona që nuk i rezistojnë dot konsumimit të një ushqimi të ëmbël pas çdo vakti.

Sipas studimeve ka raste kur kjo nevojë është e lindur.

Ndërsa për të tjerë është një zakon, ose nevojë emocionale.

E thënë ndryshe, ti ke lindur me nevojën për të ngrënë diçka të ëmbël ose të pëlqejnë aq shumë këto lloj ushqimesh sa nuk i reziston dot tundimit dhe të është kthyer në zakon.

Kjo dëshirë shpesh bëhet e pranishme në momente stresi, por ka mënyra të shëndetshme si ta rregullosh këtë problem.

•E para gjë që duhet të kuptoni është fakti që nuk të hahet diçka që ka patjetër sheqer, të hahet diçka e ëmbël.

Ktu gjendet çelsi i largimit të dëshirës që të privon nga të qenurit në formë.

Mund të zëvendësosh të ngrënit ëmbëlsira me frutat që kanë ëmbëlsi natyrale ose një tas të mirë me kos dhe fruta.

Previous articleNëse jeni në dilem për të marrë një kafshë shtëpiake,ju japim një dorë!
Next articleNëse keni fobi nga fluturimet,lexoni ktë artikull dhe udhëtimin e ardhshëm shijoheni!