Kryefjala Logo

Rrobat që duhet t’i hiqni nga dollapi në të 30-tat

3 Nëntor, 2021 | 2:20 pm

1-Streçet

Shumë të dashura dhe shumë të uryera, streçet sapo mbush 30 vjeç janë të tolerueshme me një bluze shumë të madhe. Mos i vishni jashtë shtëpisë me bluza të shkurtra pasi nuk do të lodhemi duke ju përsëritur se nuk janë pantallona.

2-Bizhuteritë

Ato që bëhen jeshile dhe lënë gjurmët në gisht, hidhini urgjent!

3-Këpucët e larta

Ka qënë një kohë në të 20-tat që keni ndjekur modën me këpucë me takë jashtëzakonisht të lartë dhe material jocilësor. Pendohuni për këtë dhe harrojini. Mund t’i hidhni!

4-Fustanet e shkurtër

Janë ato njëshe, me një copë dhe sintetike, shpesh elastike. Hiqini dhe ua lini 20-vjeçareve me pushime, njësoj siç keni bërë ju në kohën tuaj.

5-Shorts

E nisim në “gjënë e madhe” të jetës sonë, xhinset shorts të grisura dhe shumë të shkurtra. Shumë të shkurtra për atë që është më shumë se 20 vjeç. Hidhini!

6-Xhinset e grisura

Pasi përmendëm shorts është e kotë të themi që dhe moda e xhinseve të grisura nuk është e përshtatshme për moshën 30 vjeç. Pastaj të themi që janë trendi më i keq i dy stinëve të fundit.

Të ngjashme