Kryefjala Logo

Rëndësia e përqafimeve në një lidhje

9 Tetor, 2021 | 10:34 am

Një përqafim forcon sistemin imunitar, ul stresin dhe rrit vetëbesimin. Përqafimet janë të formave të ndryshme dhe secili ka një nënkuptim të caktuar.

•Të përqafosh veten

Zakonisht ky përqafim vjen në momentet kur dikush është i trishtuar dhe nuk ka asnjë pranë. Është ngushëlluese, qetësuese dhe nxitëse në të njëjtën kohë.

•Përqafimet e lehta gjatë kërcimit

Ky është një përqafim që ndodh zakonisht kur bëhet një kërcim i lehtë. Krahët e partnerit përqafojnë partneren për t’i treguar se romanticiteti është në ajër dhe dëshiron të bëjë një bisedë të vogël me të.

•Të përqafosh nga pas

Ky lloj përqafimi tregon qartë ndjenjat e thella që ka për partnerin. Nëse i dashuri nuk ju ka thënë ende se ju dashuron nga ky veprim duhet ta kuptoni.

•Përqafimi ‘zemër mbi zemër’

Ndoshta ky është përqafimi më romantik në një lidhje. T’i vendosësh dy zemrat bashkë i tregon partnerit se i përket vetëm atij.

•Përqafim me një krah

Zakonisht ky përqafim ndodh kur jeni ulur dhe ai ju vendos krahun mbi shpatulla. Shpesh ndodh kur dëshiron të mbështesësh dikë.

Të ngjashme