Kryefjala Logo

Për një jetë të lumtur,hiqni dorë nga këto mendime

2 Nëntor, 2021 | 1:58 pm

1-Mendimin se mund të ndryshoni të tjerët Ju s’mund të ndryshoni askënd që nuk dëshiron të ndryshojë, prandaj mos harxhoni kot energjinë tuaj duke u përpjekur në këtë drejtim. Ashtu si ju jeni i vetmi i aftë për të ndryshuar veten tuaj, edhe njerëzit e tjerë janë përgjegjës për të bërë ndryshimet sipas kokës së tyre. Nëse nuk e pëlqeni dikë “ashtu siç është”, atëherë ju takon juve të vendosni cilët njerëz doni të keni përreth, por s’keni të drejtë të përpiqeni t’i ndryshoni ata.

2-Mendimin se jeni një viktimë Hiqni dorë prej tij. Ju jeni viktimë vetëm nëse e lejoni veten të bini në atë nivel. Ndaloni së hedhuri fajin të tjerëve apo rrethanave për problemet tuaja. Nëse nuk ju pëlqen ku ndodheni në një kohë të caktuar të jetës tuaj, merrni përgjegjësi dhe bëni ndryshimet e nevojshme për të lëvizur diku tjetër. Hiqeni qafe mentalitetin e viktimës, sepse askush s’do të ndjehet keq për ju, dhe kjo nuk do të bëjë asgjë për të ndihmuar situatën tuaj. Në fakt, ky mendim e pengon suksesin tuaj. Është koha të kuptoni se jeni i vetmi përgjegjës për fatin tuaj.

3-Mendimin e të priturit shumë nga të tjerët Të presësh dikë tjetër të bëjë çdo gjë, është e dëmshme për lumturinë tuaj. Edhe nëse mendoni se pritshmëritë tuaja mbi ta janë të arsyeshme, në fund ka të ngjarë të zhgënjeheni. Për shembull, të prisni që shoku tuaj i dhomës të bëjë gjysmën e punëve. Vetëm për shkak se ju e prisni diçka të tillë, s’do të thotë se kjo do të ndodhë. Pritshmëritë tuaja nuk janë prioritet i dikujt tjetër, kështu që vendosni nëse mund të jetoni me sjelljen e tyre, apo të zhvendoseni të jetoni diku tjetër.

4-Mendimi se dikush tjetër ju plotëson Nëse nuk ndiheni vetë i plotësuar, askush tjetër nuk mund të bëjë të ndjeheni në këtë mënyrë. Mendimi se një partner romantik “ju kompleton”, është një gënjeshtër që përfundon vetëm me zhgënjimin tuaj, dhe kjo i vë ata nën një presion të madh për t’iu bërë gjithmonë të lumtur. Ju duhet të mësoni të jeni në harmoni me veten, dhe në rast se nuk jeni, duhet të gjeni një mënyrë për ta bërë veten të lumtur.

5-Të shqetësoheni mbi atë çka mendojnë të tjerët Në rast se përpiqeni të veproni ose flisni në një mënyrë të caktuar, për shkak se jeni të shqetësuar mbi atë se çfarë mendojnë të tjerët, atëherë ku qëndron problemi? Pse ka rëndësi se çfarë mendon dikush tjetër për ju? Nëse jeni të shqetësuar se të tjerët po ju gjykojnë gjatë gjithë kohës, shqetësoheni për hiçmosgjë, pasi shumicën e kohës askush nuk është duke iu gjykuar. Në fakt, shumica e njerëzve janë aq të zënë duke gjykuar veten e tyre, sa që as nuk ia ndjen se çfarë jeni duke bërë. Pra, bëni atë që ju bën të lumtur, dhe nëse dikush ju gjykon për diçka, kjo është çështje e tyre, jo e juaja. Shpërfilleni atë që thonë ata, dhe jini të lumtur pavarësisht kësaj.

Të ngjashme