Kryefjala Logo

Për disa qetësi dhe për të tjerë jo.Parashikimi i Paolo Fox

15 Dhjetor, 2021 | 11:56 am

Dashi

Në dashuri ka disa tensione së fundmi, përpiquni të qëndroni të qetë. Megjithatë, në punë ka mundësi të mira, por duhet të rikuperoni pak qetësi.

Demi

Momente të bukura për dashurinë falë aspektit të mirë të Hënës. Në punë, megjithatë ndryshimet vijnë, kushtojini vëmendje shpenzimeve.

Binjakët

Rreth të premtes do të ketë disa emocione të mira për ata që janë vetëm. Në punë, para se të bëni angazhime, merrni parasysh të mirat dhe të këqijat.

Gaforrja

Në dashuri, energjia po rritet falë aspektit të mirë të Hënës. Nga ana tjetër, ndryshimet janë në rrugën e punës, ndoshta do t’ju duhet të rivlerësoni bashkëpunimet.

Luani

Në dashuri sot dhe nesër shmangni debatet dhe përplasjet me të dashurin tuaj. Në punë, rekomandoj kujdes, dita është paksa e përmbajtur.

Virgjëresha

Koha e mirë për dashuri me Merkurin e favorshëm. Megjithatë në punë do ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen.

Peshorja

Në dashuri mund t’ju duhet të rishikoni disa marrëdhënie, t’i bëni gjërat me qetësi. Në punë, nga ana tjetër, kushtojini vëmendje financave dhe mos veproni me impuls.

Akrepi

Hëna është e kundërt ndaj ju rekomandoj t’i kushtoni më shumë vëmendje dashurisë. Në punë dita është paksa e diskutueshme, favorizohen profesionet krijuese.

Shigjetari

Në dashuri, ditët e së Premtes dhe të Shtunës do të jenë pak të trazuara, vëmendje. Në punë para se të thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni, mendoni mirë.

Bricjapi

Hëna ndodhet në një pozicion të favorshëm, do t’ju japë emocione të bukura. Nga ana tjetër, në punë Mërkuri në shenjë favorizon intuitat.

Ujori

Në dashuri rekomandohet kujdes, sot dhe nesër Hëna do të jetë kundër jush. Në punë kohët e fundit gjithçka po ecën paksa me lëvizje të ngadalta.

Peshqit

Në dashuri nëse duhet të flisni me partnerin, bëjeni sot. Në punë përpiquni të mos i merrni në shtëpi problemet që kanë lindur së fundmi.

Të ngjashme