Kryefjala Logo

Para se të fryni buzët,lexoni çfarë duhet të dini

5 Janar, 2022 | 12:28 pm

1-PËRBËRËSIT E MBUSHËSVE

Shumica e mbushësve të buzëve janë të përbërë nga acidi hialuronik, që me gjasë e keni parë në listën e përbërësve të produkteve tuaja të bukurisë. Ky lloj acidi gjendet edhe në trupin tuaj dhe ka aftësi që ta ruaj peshën e vet deri në 1,000 herë kur është në ujë, duke qenë kështu ideal për mbushjen e buzëve.

2-NDJENJA GJATË MBUSHJES SË BUZËVE

Shumica e femrave, që e kanë provuar mbushësin e buzëve, kanë thënë që fillimisht dhëmb momenti ku futet maja e gjilpërës në buzë pastaj e ndjejnë momentin kur buzët e tyre mbushen.

3-SHKONI TEK PROFESIONISTËT

Gjëja më e mirë që mund ta bëni, pasi të keni vendosur të përdorni mbushës të buzëve, është të shkoni tek profesionisti. Ndonëse shumë sallone të bukurisë e ofrojnë këtë shërbim mos u kurseni në para

4-EFEKTET ANËSORE

Gjatë dy ditëve pas ndërhyrjes për mbushjen e buzëve mund të vëreni ënjtje të tyre dhe e ndjeni një të therur në vendin ku është futur gjilpëra. Kjo vlen për femrat që zgjedhin acidin hialuronik. Ndërsa, nëse përdorni silikon ose diçka të ngjashme, rreziqet për deformim të buzëve janë të mëdha.

Të ngjashme