Kryefjala Logo

Para fjalës “Të dua” provoni njëherë këto shprehje të tjera.

15 Tetor, 2021 | 11:22 am

1.Po mendoj për ty

Shumë gjëra kërkojnë vëmendjen tonë, kështu që nëse i themi dikujt që mendojmë për të ndjesia e të qenit prioritet është e madhe. Kjo gjë kenaq egon e të dyja palëve.

2.Merru me gjërat e tua

Ne zakonisht dëshirojmë të kemi një marrëdhënie ku të ketë besim. Ju duhet të tregoni që keni besim tek partneri.

3.Çdo gjë është në rregull

Pas çdo grindjehe apo zënke këto fjalë janë ‘flaumuri i bardhë’. Kjo tregon që ju jeni më të interesuar për mardhënien sesa për faktin kush bërtet më shumë.

4.Më pëlqen të kaloj kohë me ty

Tregon që ju jeni duke ndjërë diçka për atë që keni përkrah. Është një kompliment pozitiv që partnerin e bën të ndihet shumë mirë përkrah teje.

5.Kam nevojë për ty

Këto janë fjalë që kuptojnë më shumë epshin sesa dashurinë. Këto fjalë janë shumë të rëndësishme sidomos pasi keni një kohë të gjatë me partnerin.

6.Më bëhet qejfi për ty

Të thuash ‘Jam krenar për ty’ të bën të dukesh si mami ose babi. T’i thuash kështu është ndjesi përkrahjeje dhe pse jo të bën të jesh një ‘Nxitëse Tifozësh’ në arritjet e partnerit.

7.Je fantastike

Të thuash ‘je fantastike’, përmbledh të gjitha ndjesitë e forta në një kompliment konçiz.

8.Më mungon

Të dua është një fjalë shumë e madhe e cila kuptohet akoma më mirë në mungesë të partnerit. Të të mungoj dikush do të thotë që të mungon çdo gjë që ke kaluar dhe kalon me të.

Të ngjashme