Kryefjala Logo

Nëse keni këtë pije si të preferuarën tuaj,jeni ‘pakëz’ psikopat

22 Tetor, 2021 | 10:40 am

Ju shijon një gotë xhin me ujë tonik kur shkoni në club?

Paskeni një të përbashkët me shkrimtarin e “Getsbit të Madh”, F. Scott Fitzgerald.

Për më tepër, sipas shkencës, mund të keni pakëz prirje psikopatie.

Teoria u publikua nga Universiteti i Innsbruck-ut, Austri, që kreu një studim mbi njerëzit që preferojnë shijet e hidhura, siç është ajo e xhinit apo ujit tonik.

“Ata që zgjedhin shijet e hidhura shfaqin herë-herë dashakeqësi.”-thuhet në raportin përfundimtar.

Pas analizimit të 1000 pjesëmarrësve u zbulua një lidhje mes preferencës për të hidhurat me psikopatinë, sadizmin, agresivitetin dhe dëshirën për të kundërshtuar.

Po sipas studiuesve dëshira për kafe, apo ushqime si: rrepat, selinoja janë tregues narcizmi dhe cinizmi.

Të ngjashme